Kosovarët ia mësyjnë Durrësit për pavarësi, fundjavë e ngarkuar për hotelet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Kosovarët ia mësyjnë Durrësit për pavarësi, fundjavë e ngarkuar për hotelet

    Insajderi
    15 February 2025 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit.

    Për bashkëkombësit nga Kosova, Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si ajo e Pavarësisë.

    Shumica e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin kryesor të kësaj feste, ndërsa të tjerë do të kthehen në Kosovë pas disa ditësh pushimi.

    Fundjava e gjatë premton relaks, ushqim tradicional dhe net festive buzë Adriatikut.

    Edhe pse jemi në muajin shkurt, temperaturat e buta kanë bërë që shumë vizitorë, vendas e të huaj, të shijojnë shëtitjet përgjatë bregdetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark