Kosovarët në “listën e zezë” të Amerikës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët në “listën e zezë” të Amerikës

    Insajderi
    22 June 2016 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 26 qershor 2001, me një urdhër ekzekutiv (13219), Presidenti amerikan kishte shpallur një emergjencë kombëtare në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u marrë me kërcënime të pazakonta dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

    Siç thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, kjo kishte të bënte me veprimet e personave të angazhuar, që ndihmojnë, sponsorizojnë apo edhe mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë apo Rezolutën e Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit (1244) të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë.

    Presidenti më pas e kishte ndryshuar këtë urdhër, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë.

    Dhe siç thuhet në një publikim të Shtëpisë së Bardhë, veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe aktet e dhunës ekstremiste dhe aktiviteteve obstruksioniste, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

    Në këtë listë, përveç figurave të ndryshme nga vende të ndryshme të rajonit, figurojnë edhe disa emra nga Kosova.

    E nga Kosova në këtë listë të zezë të SHBA-ve vazhdojnë të figurojnë figurat si: Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Emrush Xhemajli, Azem Syla dhe të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark