Kosovarët nesër mblidhen përsëri në përkrahje të Ukrainës, në sheshin "Skenderbeu" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kosovarët nesër mblidhen përsëri në përkrahje të Ukrainës, në sheshin “Skenderbeu”

    Insajderi
    06 March 2022 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, nesër me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë mbahet një tubim i organizuar nga Organizatat joqeveritare dhe Institucionet e Republikës së Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur deputeti Haki Abazi, nga radhet e LVV-së përmes një postimi në Facebook.

    “Andaj, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje me popullin Ukrainas, përfaqësuesit legjitim të popullit Ukrainas e në mbështetje të luftës së tyre heroike për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, ju ftojmë që të mblidhemi në Sheshin Skënderbeu në qendër të Prishtinës, ditën e Hënë me datë 7 mars 2022, në mesditë, në ora 12:00”, thuhet në postim.

    Sipas Abazit ky tubim para Teatrit Kombëtar është tregues i përcaktimit dhe bashkimit të popullit të Kosovës me të gjithë popujt paqedashës, që po protestojnë nëpër sheshet e të gjitha qyteteve të shteteve demokratike për ta kundërshtuar luftën dhe agresionin Rus dhe që hapur e pa hezitim po kërkojnë ndaljen e luftës dhe pushtimit të Ukrainës.

    Ai ka kujtuar kohën e luftës në Kosovë dhe përkrahjen që kemi pasur nga shtetet e huaja dhe Abazi ka thënë se në këtë mënyrë duhet të solidarizohemi dhe të bashkëndjejmë dhimbjen e popullit të Ukrainës https://zeri.info/inarticle.html

    “Ju ftojmë, që me vete të merrni shiritat me ngjyra të flamurit Ukrainas apo të visheni dhe të mbani në duar pankarta dhe flamujt të Ukrainës dhe shteteve demokratike”, shkruan Abazi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark