Kosovarët nuk lejohen të kalojnë në Serbi pa autorizime të veturave në serbisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët nuk lejohen të kalojnë në Serbi pa autorizime të veturave në serbisht

    Insajderi
    20 November 2016 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Serbisë po kthen qytetarët e Kosovës të cilët me vetura po mësyjnë shtetin fqinjë e që nuk kanë autorizimet për ngasjen e veturave të përkthyera në gjuhën serbe. Noterët po detyrohen që shqiptarëve që synojnë të shkojnë në Serbi t’iu shkruajnë autorizimet edhe në serbisht.

    Autorizimin që kishte marrë Flamur Ejupi tek një noter në Prishtinë për të ngarë veturën që kishte në emrin e vëllait, e kishte vetëm në gjuhën shqipe, që nuk është pranuar nga policët kufitarë.

    “E kalova kufirin e Kosovës mirëpo sapo arrita në anën serbe më urdhëruan se duhet të kthehem apo të kaloj pa veturë, pasi autorizimin e kisha vetëm në gjuhën shqipe. Vetura është e regjistruar në emrin e vëllait tim dhe për ta ishte e papranueshme që ishte vetëm në gjuhën shqipe”, thotë Ejupi për Zërin.

    Ai ka thënë se ka pritur rreth dy orë në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, derisa një familjar i bashkëshortes së tij ka shkuar nga Presheva për ta marrë me veturë të regjistruar në Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark