Kosovarët s’e tradhtojnë Durrësin: E kemi si detyrim të vijmë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët s’e tradhtojnë Durrësin: E kemi si detyrim të vijmë

    Insajderi
    02 July 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turizmi patriotik sjell me qindra-mijëra turistë nga Kosova drejt plazheve të Durrësit çdo vit. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në më shumë se dy dekada, qyteti bregdetar i Durrësit është kthyer në hapësirën turistike më të preferuar për ta.

    Zeqir Haxha nga Mitrovica, pushon në plazhin e Durrësit prej të paktën 20 vitesh. Ai tregon disa nga arsyet që shqiptarët e Kosovës kalojnë masivisht pushimet në Durrës.

    “Ne në Kosovë nga mungon deti, sigurisht marrëdhëniet tona vëllazërore që nga lufta, ndihma juaj, kështu që e kemi si detyrim të vijmë”, tha ai.

    Zeqiri thotë se Shqipëria u ka munguar ndër vite, aq sa dhe fëmijëve u kanë vendosur emra të qyteteve apo vendeve shqiptare.

    “Ne më herët na ka munguar Shqipëria. Unë personalisht e kam djalin me emrin Berat. Kemi shumë familjarë me Valbonë. Patriotizmi nuk ka munguar e as nuk do mungojë kurrë”, tha një tjetër.

    Të tjerë pushues nga Kosova janë po aq besnik të këtij plazhi ndër vite, ku krahas bukurisë natyrore, ata shprehen se në plazhet e Durrësit ndjehen si në vendin e tyre.

    “Më tepër më tërheq plazhi që nuk ka gurë. Për fëmijët deti është pa gropa dhe mund ta frekuentojnë pa problem”, tha një pushues.

    Edhe pse vitet e fundit pushuesit e Kosovës po eksplorojnë plazhet në Shëngjin e Velipojë, apo në jug të vendit, ata vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në plazhet e Durrësit, me mbi 60 përqind të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark