Kosovarët s’mund të udhëtojnë në Spanjë edhe përkundër liberalizimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosovarët s’mund të udhëtojnë në Spanjë edhe përkundër liberalizimit

    Insajderi
    21 April 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Kosovës, që bartin pasaporta të Republikës së Kosovës, këtë javë iu gëzuan vendimit të shumëpritur për liberalizim të vizave.

    Por, ndonëse vendimi nuk specifikon nëse ndonjë shtet anëtar i Schengenit mund të lirohet nga obligimi për zbatimin e vendimit për liberalizim, megjithatë është një shtet që nuk do ta zbatojë atë.

    Është Spanja ajo që nuk i njeh pasaporta e Kosovës, rrjedhimisht vizitat në këtë vend evropian nuk do të lejohen për kosovarët.

    Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i Komisionit Evropian, Christian Wigand, gjatë një konference të sotme për media.

    “Në mesin e vendeve Schengen, të gjitha përpos njërës, kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizmi i vizave për Kosovën do t’u mundësojë bartëseve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në të gjitha përpos njërit vend në Schengen”, tha Wigand, raporton Klankosova.tv.

    Ai theksoi se njohja e pasaportave mes shteteve është kompetencë e tyre, e jo e Komisionit Evropian.

    “Njohja e pasaportave është në fund kompetencë nacionale”, deklaroi Wigand.

    Zëdhënësi i KE-së tha po ashtu se nuk e di se çfarë mund të ndodhë nëse një bartës i pasaportës së Kosovës shkon në kufi të Spanjës.

    Kujtojmë se Spanja, e cila nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës, nuk e ka kundërshtuar vendimin për liberalizim të vizave.

    Veç Spanjës, janë edhe Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, mirëpo këto të katra i njohin pasaportat e Republikës së Kosovës.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Schengenit nga 1 janari i vitit 2024. Thënë këtë, qytetarët kanë të drejtë qëndrimi në ato shtete 2 herë nga 90 ditë brenda vitit.

    Zona Schengen aktualisht përbëhet nga 23 shtete anëtare të BE-së, plus katër shtete jashtë BE-së (Lihtenshtajni, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark