Kosovarët vjedhin dhe shesin dizajne të amerikanëve në internet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët vjedhin dhe shesin dizajne të amerikanëve në internet

    Insajderi
    02 December 2016 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë hulumtim janë identifikuar më shumë se 60 faqe në Facebook, të cilat arrijnë të kenë trafik deri në gjashtë milionë njerëz në faqet e tyre, duke gjeneruar të holla, nëpërmjet shitjes të mallit të falsifikuar të dizajnëve të amerikanëve nativ.

    Këto faqe gjithashtu krijojnë reklama të rreme të cilat nuk kanë shumë materiale në lidhje me çështjet e amerikanëve vendas.

    BuzzFeed News ka kontaktuar me një djalë 25-vjeçar nga Kosova, emri i të cilit është Dardan. Ai me një tjetër person kanë faqen më të madhe në Facebook për amerikanët vendas, faqe e cila ka afro dy milionë pëlqime.

    Gjatë një interviste nëpërmjet “Skype”, djaloshi nga Kosova ka thënë për BuzzFeed News, se ai zotëron vetëm “dy apo tri faqe të amerikanëve vendas në Facebook”.

    Por, kur është pyetur nëse është e mundur që ai në fakt zotëron 13 faqe, si dhe një grup me më shumë se 15.000 anëtarë, ai kishte buzëqeshur duke thënë: “Ndoshta. Mund të jetë.” Pas intervistës së bërë, të gjitha faqet e tyre nuk kanë qenë në dispozicion për tu gjetur më.

    “Kohët e fundit shumica e përmbajtjes në faqe nuk ka të bëjë me amerikanët vendas. Është e vështirë për të marrë përmbajtje vetëm për amerikanët vendas dhe unë nuk kam kohë për këtë”, ka thënë ai.

    Faqet të cilat menaxhohen nga Dardani, BuzzFeed News thotë se janë të lidhura më ueb faqen e quajtur buzzduzz.net, e cila ende është funksionale, brenda së cilës ka lajme të ndryshme në gjuhën angleze.

    Dizajnuesit të cilët janë pronarë të këtyre dizajneve thonë se puna e tyre është duke u vjedhur dhe rishitur.

    “Kjo është me të vërtetë gjë e çmendur”, ka thënë Jared Yazzie, pronar i Oxdx, e cila është kompani në Arizona të ShBA-së, për veshje të amerikanëve vendas.

    Ai gjithashtu ka thënë se disa faqe në Facebook, kanë marrë edhe fotot e dizajneve të tij dhe kanë manipuluar, duke vendosur veshje të ndryshme në to.

    Dizajnerët e këtyre materialeve kanë thënë se shitësit e dizajnëve të tyre përfitojnë mjaft shumë.

    “Këto faqe janë duke marrë punën tonë dhe të cilët paguajnë për sponsorizimin e postimeve në Facebook dhe duke përfituar mjaft para nga ne”, ka thënë një dizajnere nga SHBA-të, e quajtur Silva.

    Në mesin e fotografive të keqpërdorura është edhe fotografia e gjykatëses, Diane Humetewa, e cila shërben si gjyqtare në Shtetet e Bashkuara për Qarkun e Arizonës. Fotografia e saj është përdorur në të paktën tri profile të rreme në Facebook, një nga të cilat është në Kosovë.

    hehe

    Në profilin e rremë me emër Ellaa Duuran, të dhënat për personin janë në gjuhën shqipe, ku vendi i punësimit shkruan: “Ka Kush Punon Per Mu”, ndërsa për shkollimin shkruan se është në: “Universiteti i Prishtinës”.

    Gjykatësja nuk ka pranuar për të folur për rastin, duke cituar Kodin e Sjelljes për Gjyqtarët e ShBA-ve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark