Kosovarët, të tretët për marrje të pasaportës gjermane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët, të tretët për marrje të pasaportës gjermane

    Insajderi
    06 May 2017 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vitit të kaluar në landin Nordrhein-Westfalen janë natyralizuar (kanë marrë pasaportën gjermane) 27.027 të huaj.

    Kjo shifër është për 1.7 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë, bën të ditur zyra e statistikave e këtij landi.

    Është hera e parë që pas vitit 2012 është shënuar sërish një rritje e numrit të natyralizimeve, shkruan generalanzeiger.de. Në vitin e përmendur kishin qenë 30.282 persona.

    Ajo që bie veçanërisht në sy në statistikën e vitit 2016 është rritja e madhe e numrit të britanikëve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane në Nordrhein Westfalen, transmeton albinfo.ch.

    Ndonëse ata sërish nuk janë në kreun e listës së të huajve të natyralizuar, numri i britanikëve që gjatë vitit 2016 janë bërë gjermanë është pesëfishuar: nga 132 sa kanë qenë në vitin 2015, janë bërë 684. Kjo rritje duket të jetë njëra ndër pasojat e Brexit-it.

    Ndryshe, numrin më të madh të të huajve që kanë marrë pasaportë gjermane vitin që shkoi e përbëjnë turqit, gjithsej 5052, gjegjësisht 18% nga numri i përgjithshëm. Në vendin e dytë janë polakët me 6 për qind dhe menjëherë pas tyre vijnë kosovarët të cilët përbëjnë afër 5% të numrit të gjithëmbarshëm të të huajve që gjatë vitit 2016 janë bërë shtetas gjermanë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark