Kosovari i akuzuar për vrasjen e gruas së tij në Irlandë, grushton prokurorin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i akuzuar për vrasjen e gruas së tij në Irlandë, grushton prokurorin

    Insajderi
    07 April 2017 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    35-vjeçari nga Kosova, emigrant në Republikë të Irlandës, Vesel Jahiri i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Anna Finnegan, ka grushtuar sot në Gjykatën Qëndrore Penale prokurorin e rastit Patrick Marrinan.

    Jahiri akuzohet për vrasjen e ish-partneres së tij dhe nënës së dy fëmijëve të tyre më 21 shtator të vitit 2012 në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Jahiri, me origjinë nga Kosova, por pa vendbanim të caktuar, nuk e ka pranuar asnjëherë fajin për vrasjen e Anna Finneganit.

    Ai ka pranuar gjithashtu jo fajtor për sulm ndaj Karl Finnegan, duke i shkaktuar atij dëm, në të njëjtin vend në të njëjtën datë, njofton Insajderi.

    Kosovari ka hequr ekipin mbrojtës të tij dhe tani përfaqëson vetën e tij në gjyq, raporton e përditshmja irlandeze, Irish Times.

    Të premten në mëngjes, Gjykatësi Paul Coffey i tha jurisë se zoti Jahiri nuk kishte më mundësi që të thërriste më dëshmitar të tjerë.

    Në këtë pikë Jahiri bërtiti:”Gjykatësi më ndalon që të thërrasë dëshmitarë. Ky gjykim nuk është duke shkuar përpara. Ju po e thyeni ligjin. Ky gjyq nuk po shkon askund, dhe unë po e lë këtë gjykim”.

    Gjykatësi pastaj i tha Jahiri se ai i kishte dhënë atij një mundësi që t’i thërriste dëshmtiraët sot në mëngjes. E kosovari 35-vjeçar tha se se atij i duhej një telefon që t’i thërriste dëshmitarët e mundshem: “A jam unë në burgun e Guantanamos”.

    Në këtë pikë, prokurori i rastit Patrick Marrinan u ngrit në këmbë për të folur, derisa në ato momente Jahiri shkoi para tij dhe e goditi në fytyrë. Gjaku mund të shihej teksa dilte nga hundët e prokurorit, raporton Irish Times. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark