Kosovari dënohet me 7 vjet e gjysmë burg në Zvicër, i bëri pritë ish-gruas në një pyll – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari dënohet me 7 vjet e gjysmë burg në Zvicër, i bëri pritë ish-gruas në një pyll

    Insajderi
    17 May 2022 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë janarit të vitit të kaluar, një burrë nga Kosova i bëri pritë ish gruas së tij në bjeshkët pranë qytetit zviceran Friedhofs Brügg. Si në skenat e filmave hollivudianë ish burri kishte marrë një thikë dhe një rrip.

    Në vend që gruaja nga Brügg të merrte djalin e përbashkët me të, ajo do grabitej dhe do dërgohej në pyll. Burri ia kishte mbyllur gojën dhe kishte filluar ta keqtrajtojë.

    Por me dy gjëra nuk e kishte llogaritur skenarin burri: se viktima e tij do luftonte deri në fund dhe se në pyll ata nuk ishin vetëm, përcjell Express. Kjo mjaftoi për dëshmi dhe që ai të shpallet më vonë i fajshëm.

    Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është ngritur ecuri penale për ish bashkëshortin, ku me vendim të Gjykatës, tash ai është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark