Dy persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin, anëtarë të Shtetit Islamik, një nga Kosova dhe një tjetër nga Pakistani, janë dëbuar me forcë nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare, ka njoftuar të mërkurën Ministria e Brendshme Italiane.
Pas sulmeve nga ISIS ndaj zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, në janar të vitit 2015, Italia miratoi legjislacionin duke i lejuar dëbimin e shtetasve të huaj të dyshuar për veprimtari terroriste. Që atëherë, 127 persona kanë qenë në shënjestër për masa të sigurisë, raporton europeonline-magazine.
Autoritetet italiane kanë dëbuar një kosovar 26-vjeçar i cili jetonte afër Brescia, në Italinë veriore, i arrestuar më 3 nëntor, ndaj të cilit është ngritur akuzë për terrorizëm por ai ishte liruar dy javë më vonë nga një gjyqtar.
Ai ishte në kontakt me një maroken i cili u largua në Itali në vitin 2013 dhe u bashkua me ushtrinë e Shtetit Islamik në Siri, si dhe me dy islamistë të cilët ishin dëbuar më parë nga Italia, të cilit kanë postuar propagandën xhihadiste në Facebook, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Angelino Alfano.
I dyshuari i dytë është një Pakistanez 42-vjeçar përkrahës i sektit islam Sunni.
Policia së bashku me agjencinë e inteligjencs kishin zbuluar se ai ishte në kontakt me grupet radikale islamike në Pakistan dhe “individëve të cilët mbështesin organizatat terroriste që veprojnë në Afganistan,” shtoi ministri italian. /Insajderi.com