Kosovari e plagos me thikë një polic në Ulqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari e plagos me thikë një polic në Ulqin

    Insajderi
    19 July 2022 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Rustemajës dyshon se natën e së shtunës dhe të dielës, rreth orës 02:40, para lokalit “H20”, në sheshin Mala të Ulqinit, ka plagosur Paljeviqin.

    Policia malazeze e ka arrestuar në orët e para të së dielës Erblin Rrustemaj, një 30-vjeçar nga Kosova i cili dyshohet se e theri me thikë policin Miradin Paljeviq në Ulqin.

    Siç shkruan mediumi malazez, Vijesti, prokurori ka caktuar masën e ndalimit prej 72-orësh për kosovarin.

    Ai, siç dyshohet, e ka goditur me thikë politin në kofshën e këmbës së djathtë. Ngjarja ndodhi para lokalit “H20”, në sheshin Malja të Ulqinit.

    “Ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në raportin e policisë.

    I dyshuari është arratisur pasi e plagosi policin jashtë detyrës, por u gjet dhe arrestuar disa orë më vonë.

    Në vendimin për ndalimin e kosovarit, përmendet arratisja dhe fakti se ai nuk ka vendbanim të përhershëm në Ulqin. Kështu, policia malazezse konsideroi se ka rrezik që ai të arratiset në rast se do të lihej i lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark