Kosovari i kërkuar nga Interpoli për tentim vrasje, arrestohet në portin e Durrësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i kërkuar nga Interpoli për tentim vrasje, arrestohet në portin e Durrësit

    Insajderi
    22 May 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në portin e Durrësit është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

    Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

    Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark