Kosovari i sëmurë ngujohet në Ukrainë, “s’mundem me u largu, le të më shpëtojnë fëmijët” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kosovari i sëmurë ngujohet në Ukrainë, “s’mundem me u largu, le të më shpëtojnë fëmijët”

    Insajderi
    25 February 2022 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovari Bashkim Buxhovi ka mbetur i ngujuar në një bodrum në Kiev, teksa kanë nisur bombardimet ruse në Ukrainë.

    “Unë me gruan dhe vjehrrën jemi në Kiev. Mirëpo, vajza ime dhe djali veçse janë nisur për rrugë. Për mua është me rëndësi që ata të shpëtojnë dhe të dalin përtej kufirit, pasi nga Kievi deri në kufi janë rreth 700 kilometra. Ata e kanë shumë të vështirë të dalin përtej kufirit, pasi deri atje ka shumë pengesa”.

    “Ata janë nisur në mëngjes, më kanë lajmëruar më herët që janë 200 kilometra larg nga Kievi, por kanë shumë rrugë për të bërë”.

    “Bombardimet janë duke vazhduar dhe po ka bombardime të forta. Shumë afër meje janë tanket ruse duke luftuar me ukrainasit dhe të njëjtit janë duke u bërë ballë. Kievi është i rrethuar dhe rusët janë duke u munduar që në çdo mënyrë të depërtojnë në të gjitha anët – por ukrainasit janë duke rezistuar dhe është duke u bërë një luftë e madhe”.

    Tutje, Buxhovi tha se meqë është i sëmurë kronik, e ka të pamundur që të largohet nga Kievi, për atë edhe është ngujuar në një bodrum, teksa deklaron se për të është e rëndësishme vetëm t’i shpëtojnë fëmijët.

    “Unë jam i sëmurë kronik dhe e kam shumë të vështirë të largohem, për atë nuk kam mundur të udhëtoj dhe jemi duke qëndruar në një bodrum. Për mua ka rëndësi vetëm që fëmijët të më shpëtojnë”, tha Buxhovi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark