Kosovari që vrau vajzën dhe dhëndrin para drejtësisë gjermane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari që vrau vajzën dhe dhëndrin para drejtësisë gjermane

    Insajderi
    16 May 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të enjte fillon procesi i gjykimit të kosovarit me shtetësi gjermane, i cili fajësohet për vrasje të rëndë, të dyfishtë

    Babai 68 vjeçar me prejardhje nga Kosova nuk mund të merrej vesh me dhëndrin e tij 35 vjeçar. Në mes tyre ndodhnin konflikte të shpeshta ndërsa më 18 shtator të vitit të kaluar ndodhi më e keqja: kosovari shkoi në shtëpinë e të bijës, vrau dhëndrin dhe të bijën 39 vjeçare me një pistoletë, shkruan dieëelt.de.

    Kështu së paku e ngarkon atë prokuroria e qytetit gjerman Ingolstadt.

    Këtë të enjte fillon procesi i gjykimit të kosovarit me shtetësi gjermane, i cili fajësohet për vrasje të rëndë, të dyfishtë. Sipas prokurorit, vepra vrasje e rëndë konstatohet nisur nga fakti se vrasësi kishte shkuar në shtëpinë e të bijës me pistoletë në xhep dhe se vrasja kishte ndodhur me sulm në shtëpinë e përmendur.

    Pasi vret dhëndrin vazhdon të shtënat në shtëpi derisa bie e vdekur edhe e bija.

    Një fqinj kishte dëgjuar të shtënat dhe kishte alarmuar policinë, e cila në vendin e ngjarjes gjen kufomat e çiftit dhe një pistoletë. Vrasësi dorëzohet vetë, pak pas aktit të vrasjes. Vendimi gjyqësor pritet të shpallet në korrik./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark