Në një spital në St. Urban në Luzern, një pacient me shtetësi kosovare, ka sulmuar një pacient duke e lënë të vdekur.
Viktima është një burrë 85-vjeçar, vdekja e të cilit është konstatuar pak kohë pas sulmit, shkruan mediumi zviceran Bazonline.ch.
Kosovari kishte sulmuar burrin në një dhomë në një moment pa mbikëqyrje, sipas raportimit të policisë së Luzernit të premten.
Sulmuesi, 33-vjeçar nga Kosova, fillimisht ishte arratisur para se të arrestohej pak kohë më vonë në një lagje të afërme.
Ai ishte sjellë në klinikë si rezultat i një çrregullimi akut psikologjik të stresit. Prokurori publik i Sursit ka hapur një hetim për rastin./Insajderi.com