Policia ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Veternik.
Në një veturë është vjedhur një çantë në të cilën kishte dokumente personale dhe 8 mijë euro para të gatshme.
Aktualisht, policia nuk ka informacion për ndonjë të dyshuar por thotë se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.