CNN ka arritur të marrë rrëfimin e një kosovareje, Loreta e cila ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi sulmi me armë zjarri në Munih të Gjermanisë.
Ajo ka thënë për CNN se kur dëgjoi të shtënat u fsheh në një dyqan afër McDonalds.
Ajo gjithashtu ka tha se djali i saj tetë vjeçar e kishte parë sulmuesin në tualetin e McDoland duke mbushur armën me fishekë, përcjell Express.
“Duke dalë nga tualeti, kam dëgjuar një alarm e më pastaj edhe krismat. Ai ka filluar të vrasë fëmijë. Fëmijët ishin ulur duke ngrënë. Ata nuk kishin mundësi të iknin”, tha ajo.
Kosovarja gjithashtu ka thënë se ajo e dëgjoi sulmuesin duke bërtitur “Allahu Ekber”, e këtë e kuptoi pasi ajo është myslimane nga Kosova, ka rrëfyer Loreta për CNN. /Insajderi.com