"Kosovën e kemi gjetur përtoke të gjakosur nga të gjitha anët" edhe një deklaratë e tepruar nga Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kosovën e kemi gjetur përtoke të gjakosur nga të gjitha anët” edhe një deklaratë e tepruar nga Kurti

    Insajderi
    26 December 2021 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, në mbledhjen e Këshillit të Vetëvendosjes që po mbahet sot, ka folur për qeverisjen nëntë mujore të Qeverisë së tij.

    Kurti ka thënë se fitorja e VV-së më 14 shkurt ishte e domosdoshme për ta shpëtuar vendin.

    Ai është shprehur se Kosovën e kanë gjetur “shtet përtoke dhe të gjakosur nga të gjitha anët”.

    “Në këtë lëvizje për një kohë të gjatë kemi rrahur këmbanat e alarmit për shumë çështje. Ne dëshironim të ecnim përpara dhe në këtë mënyrë të stagnimit ta zëvendësonim me progres. Pikërisht sepse e dinim se një qasje e tillë e varfëronte vendin, fitorja e VV-së më 14 shkurt ishte e domosdoshme për ta shpëtuar vendin. Ajo që gjetëm në shumë pjesë qe edhe më e keqe se mendonim. Një shtet përtoke të gjakosur nga të gjitha anët dhe i papërgatitur për sfidat që e prisinin”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

    Ai foli edhe për krizën energjetike që e ka përfshirë vendin duke thënë se janë duke punuar që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt.

    “Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje po përballemi me një krizë energjetike e shkaktuar sado nga faktor të jashtëm edhe nga ata që nuk kishin vizion për të ardhmen. Unë e kuptoj frustrimin e secilit qytetar, edhe unë jam por le të jetë rikujtim për ata njerëz që qeverisën për dekada e që e lanë vendin në këtë gjendje, ata nuk kishin se si e linin ndryshe pos në këtë gjendje. Qeveria që keni zgjedhur ka punuar me përulje e përkushtim në përmbushjen e premtimeve. Ekonomia jon është kthyer përditë e më shumë drejt zhvillimit, kemi kaluar buxhetin më të madh ndonjëherë”, u shpreh Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark