Kosovës i është e domosdoshme emërimi i Kryeprokurorit dhe zgjedhja e drejtorit të Policisë - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kosovës i është e domosdoshme emërimi i Kryeprokurorit dhe zgjedhja e drejtorit të Policisë

    Insajderi
    01 December 2022 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Skënder Musa

    Nese Kosova është shtet demokratik?

    Pas vrasjes makabre te gruas shtatzën ministrat përgjegjës dorëheqje ndërsa zyrtarët që kanë neglizhuar rastin përgjegjësi penale dhe arrestim të tyre. Vrasja e gruas shtatzënë në hapësirat e Spitalit të Gjinekologjisë pa asnjë dyshim është një vrasje mizore me rrethana veçanërisht rënduese për shkak se bëhet fjalë për vrasje të anëtarit të familjes, viktimës së ndjeshme dhe mund të cilësohet edhe si vrasje e dyfishtë për shkak se sipas informacioneve që kemi, e ndjera ka qenë në spital për lindje të fëmijës.

    Kjo vrasje pa asnjë dyshim tregon brishtësinë e institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës sepse Policia e Kosovës përkundër faktit që kanë kaluar 3 muaj nga dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm vazhdon të drejtohet nga ushtruesi i detyrës.

    Edhe pse ushtruesi i detyrës i ka të gjitha kompetencat që i takojnë drejtorit të përgjithshëm, fuqia ligjore, morale dhe organizative në hartimin e politikave të luftimit të krimit është shumë më e madhe e drejtorit të përgjithshëm të emëruar në bazë të konkursit publik për shkak se drejtori i cili zgjidhet përgatit programin të detajueshëm për menaxhimin e policisë në të gjitha sektorët duke përfshirë edhe hartimin e strategjisë për luftimin e krimit, ndërkaq ushtruesi i detyrës vetëm ushtron detyrat menaxhuese që i parasheh ligji pa harruar faktin se emërimi i tij është i përkohshëm.

    E metë tjetër e sistemit që ka ndikuar në rritjen e krimit e sidomos të vrasjes së grave dhe femrave, dhunimeve, ngacmimeve seksuale, dhunës në familje është edhe mungesa e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit sepse rreth 12 muaj Prokuroria e Shtetit është me ushtrues detyre dhe kjo padyshim ndikon në efikasitetin e organeve të hetuesisë dhe të organeve akuzuese.

    Në mungesë të veprimit të shpejtë dhe efektiv nga ana e Presidentit të vendit për emërimin ose mos emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pasojat po shihen se janë të mëdha për shkak të rritjes së madhe të numrit të veprave penale që si element qenësor kanë dhunën fizike dhe psiqike ndaj grave dhe femrave, dhunimin seksual, duke shkuar në drejtim të veprave më të rënda penale siç është vrasja e grave nga burrat e cila ka treguar se ka parametra të rritjes pakrahasueshëm me vitet e mëparshme.

    Dënimet për kryerjen e veprave penale të vrasjes së anëtarit të familjes, me theks të veçantë të grave dhe femrave nga organet e drejtësisë së Kosovës janë të larta dhe ato në të shumtën e rasteve shqiptohen nga 10 vite me burg deri në dënim me burg të përjetshëm por pavarësisht kësaj, numri i këtyre veprave vetëm sa është rritur në vitin e fundit. Prandaj duhet që përveç sanksionit penal, institucionet e Republikës së Kosovës të organizohen dhe të veprojnë më fuqishëm institutet e psikologjisë, psikiatrisë dhe institutet e ndryshme sociologjike që ti studiojnë këto fenomene dhe të gjejnë zgjidhje sepse sipas mendimit tonë nuk është vetëm elementi patriarkal i burrave dhe mentaliteti i ulët i tyre por duhet të ketë edhe elemente të tjera të cilat këta qytetarë i shtyjnë të kryejnë këso krimesh maka bre.

    Institucionet e drejtësisë janë duke dështuar vazhdimisht që të ngrisin aktakuza dhe të shqiptojnë dënime ndaj personave që e shkelin urdhrin mbrojtës, që nuk e respektojnë vendimin e gjykatës edhe në rastet kur viktimat e dhunës fizike dhe psikike rastin e paraqesin në polici. Këtu shihet mos efikasiteti i policisë, Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatave sepse mos zbatimi i çdo vendimi të gjykatës është vepër penale dhe dënimi për këto vepra penale parashihet me burgim efektiv dhe sikur të ishte zbatuar në tërësi kodi penal, me siguri se një numër i madh i rasteve të dhunës në familje dhe vrasjeve maka bre të grave nuk do të kishin ndodhë.

    Prandaj konsiderojë se është tepër urgjente zgjedhja e çështjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës sepse dy institucionet kryesore për hetimin dhe luftimin e krimit dhe garantimin e sigurisë fizike të qytetarëve të Kosovës janë duke u drejtuar me ushtrues detyre për shkak se institucionet shtetërore kompetente janë duke nënvlerësuar rëndësinë e këtyre dy pozitave e që kanë rëndësi fundamentale për sundimin e ligjit dhe sigurinë e trupit dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.

    Asnjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk ka ekzistuar kjo pasiguri kaq e madhe për trupin dhe jetën e qytetarëve e sidomos ekziston pasiguri totale për gratë dhe femrat të cilave çdo ditë u kanoset rreziku i dhunës fizike, psikike, ngacmimit seksual në vende publike në institucionet arsimore madje edhe në institucionet shtetërore ku në bazë të ligjit vet këto institucione janë kompetente për ta luftuar këtë krim dhe ajo që është më e rënda jeta e grave dhe e femrave asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se në vitin e fundit ku pothuajse çdo ditë kemi nga një vrasje maka bre e që ky fenomen nuk ka qenë në traditën e qytetarëve të Kosovës. Duke pasur parasysh pasigurinë totale juridike që është duke mbizotëruar në Republikën e


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark