KOSST'i mbanë sekret se kush i shfrytëzon 11 banesat që ka në pronësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KOSST’i mbanë sekret se kush i shfrytëzon 11 banesat që ka në pronësi

    Insajderi
    07 August 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT është duke mbajtur sekret pronësinë e 11 apartamenteve për të cilat janë ngritur shqetësime edhe në Repartin e Auditorit. As për Gazetën Insajderi e as për Auditorin kjo ndërmarrje nuk po raporton se kush është duke i shfrytëzuar këto apartamente që kapin shumë 158,460 mijë euro.

    Raporti i Auditorit ka raportuar se  ndërmarrja KOSST ka në regjistrat e saja të regjistruar 11 apartamente me vlerë neto 158.460Euro.

    Për këto apartamente ndërmarrja nuk ka informatë të statusit të tyre pronësor. Edhe sipas raportit të komisionit të inventarizimit, ky komision e kishte të pamundur identifikimin e këtyre apartamenteve dhe për të njëjtat nuk kishte dhënë informata të tjera nëse të njëjtat janë në shfrytëzim nga ndërmarrja.

    Sipas raportit, mos përditësimi i regjistrimit të pasurisë ndikon në vlerësimin e pasurisë afatgjate në pasqyrat financiare.

    Po ashtu në Raportin e Auditorit thuhet se “edhe pse ndërmarrja kishte formuar komisione përkatëse për identifikimin e saktë të pronave, një gjë e tillë nuk ishte bërë për shkak të diferencave që ekzistojnë në sipërfaqe të tokave të regjistruara në regjistrin e pasurive të bartura nga KEK-u dhe fletëve poseduese të dërguara nga zyra ligjore”.

    Lidhur më këto banesa, Gazeta Insajderi rreth më shumë se një javë ka dërguar pyetje tek KOSST’it por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

    Muajin e kaluar Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Jeton Mehmeti kishte raportuar në Komisonin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ku ka shqyrtuar raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT.

    Gjatë komisionit, Mehmeti ka thënë para deputetëve  se është i vetmi bord i drejtoreve në një ndërmarrje publike që japin llogari publikisht në Kuvendin e Kosovës.

    Por, Mehmeti  nuk po jep llogari se kush është duke i shfrytëzuar këto banesa për të cilat ka raportuar edhe Audotri.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark