KOSTT-i lë Podujevën pa rrymë për shkak të renovimeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KOSTT-i lë Podujevën pa rrymë për shkak të renovimeve

    Insajderi
    03 April 2017 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e KEDS-it kanë njoftuar se nuk janë duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike në Podujevë. Sipas tyre, ndërprerjet e ditëve të fundit janë për shkak të renovimeve që është duke bërë KOSTT-i në rrjetin energjetik.

    Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se edhe në Podujevë ndërprerja e energjisë elektrike është bërë me kërkesë të KOSTT-it .

    “Në Podujevë sot ka ndërprerje të planifikuara për shkak të domosdoshmërisë së intervenimit në rrjet, për çka janë të njoftuar edhe konsumatorët, edhe mediat në njoftimin e dërguar të premten”, tha ai për telegrafin.

    Buzhala thotë se edhe në pjesë të tjera të vendit nuk aplikohen reduktime.

    “Nëpër pjesë tjera të Kosovës nuk ka reduktime, por ndalesa të planifikuara, pjesa me e madhe e të cilave me kërkesë të KOSTT-it”, ka bërë të ditur Buzhala./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark