Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa.
Sipas KPK-së kërcënimet e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare, janë të papranueshme dhe shqetësuese të cilat duhet të trajtohen me seriozitet.
“Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagim.
Ndërkohë që KPK ka siguruara se kjo çështje po trajtohet me seriozisht dhe urgjencë.
Prokurori Sefa është kërcënuar nga një person me inicialet H.P, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Sefa ka deklaruar se kërcënuesi e fajësonte për dënimin që kishte marrë djali i tij, lëndën e të cilit e kishte pasur ai.