Këshilli Prokuorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për kryrepkurorët në të gjitha Prokuroritë Themelore në Kosovë. Gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe ndryshimet që janë bërë për mënyrën e zgjedhjes së tyre.
Bahri Hyseni Anëtar i Këshillit Prokurorial, ka thënë se janë bërë ndryshime në rregulloren për zgjedhjen e kryeprokurorëve me qëllim që ta bëjnë këtë proces sa më transparent dhe të drejtë.
“Njëra ndër ndryshimet që është bërë është edhe ajo e intervistimit të kandidatëve, ku kemi paraparë edhe intervistimin për ta bërë këtë proces sa më transparentë. Po ashtu, KPK-ja do te vendosë se kënd do ta emëroj në komisionin vlerësues për kandidat etj”, ka deklaruar Hyseni.
Gjithashtu në këtë mbledhje të Këshillit Prokurorial u Miratua edhe rregullorja me ndryshim plotësimet për Emërimin e Kryeprokurorëve.
Me këto plotësim ndryshime parashihet që kandidati për kryeprokurorë duhet të japë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial. /Insajderi.com