
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 97% e votave për deputetë janë numëruar dhe se kanë mbetur dhe tri komuna për të përfunduar procesi, shkruan Insajderi.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.
KQZ tha se procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë.
Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave.