Komisioni qendror zgjedhor ka thënë së ka dështuar iniciativa qytetarë për largimin e kryetarëve aktual në katër komunat veriore.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së në një konferencë të thirrur për media ai tha se në Zveçan s’ka pasur asnjë votues.
“Të 23 qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, sipas të dhënave që kemi pranuar në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim: Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.