KQZ: Është tejkaluar problemi me webfaqen, mund t’iu referoheni të dhënave aty - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Është tejkaluar problemi me webfaqen, mund t’iu referoheni të dhënave aty

    Insajderi
    10 February 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pasur telashe të vazhdueshme me web-faqen gjatë kohë së numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ky problem teknik tashmë është tejkaluar sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi teksa se të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se mund t’iu referoheni atyre.

    “Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit mw 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve”, tha ai për Insajderin.

    Elezi ka thënë se mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.

    “Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, konfirmoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark