Zgjedhjet e 9 shkurtit, hapet aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, hapet aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve

    Insajderi
    03 January 2025 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për të lehtësuar aplikimin, KQZ-ja ka funksionalizuar platformën online: https://vezhgo.kqz-ks.org.

    Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të
    njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

    • Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të
      certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025;
    • Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të
      përfundojë më 25 janar 2025;
    •  Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave
      qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025;
    •  Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare
      do të përfundojë më 4 shkurt 2025;
    • Afati për dorëzimn e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të
      huaja do të përfundojë më 25 janar 2025;
    • Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave
      ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark