KQZ i njofton partitë politike se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ i njofton partitë politike se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

    Insajderi
    26 March 2025 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar e Gjykatës Supreme, gjë që kishin vonuar këtë certifikim.

    Kështu KQZ i njoftoi partitë politike se nesër certifikon rezultatet.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me datën 26.03.2025 ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor nga ana e KQZ. Po ashtu, kemi pranuar konfirmimet nga këto dy institucione se nuk ka ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor që pret vendimmarrje”.

    “Andaj, në zbatim të nenit 26 paragraf 1 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 08/L-117), ju njoftojmë se certifikimi i rezultatit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më datën 09.02.2025, do të bëhet më datë 27.03.2025 në ora 16:00”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark