Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të dhënat e fundit nga pjesëmarrja në zgjedhje.
Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, deri në orën 15:00 kanë votuar 29.42% e qytetarëve me të drejtë vote.
Të dhënat janë procesuar edhe për secilën komunë, ku shihet një përqindje më e madhe në komunat me shumicë serbe.
Me nga 38% të daljes në zgjedhje janë komunat Zubin Potok, Zvecan dhe Shtërpce, ndërkaq komuna me shumicë shqiptare që ka më së shumti votues është kryeqyteti me 37.9%.