KQZ-ja anulon edhe një tender prej 300 mijë eurosh- për votim me postë jashtë Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    KQZ-ja anulon edhe një tender prej 300 mijë eurosh- për votim me postë jashtë Kosovës

    Insajderi
    06 January 2025 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas anulimit të tenderit të rregullt për shtypjen e fletë-votimeve, KQZ ka anuluar edhe tenderin për shërbimin postar të votuesve jashtë vendit. Këto anulime po bëhen pak javë para zgjedhjeve, që ngritin dyshime se tenderët për këto punë do të jenë të negociuar.

    Gazeta Insajderi

    Në fund të vitit të kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) anuloi tenderin për shtypjen e fletë-votimeve dhe materialit tjetër sensitiv për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar për këtë zhvillim brenda institucionit të pavarur që organizon zgjedhjet.

    Lexo më shumë për këtë:

    Deri tash nuk ka ndonjë njoftim që KQZ-ja ka shpallur tjetër tender për këtë shërbim, por dihet që deri te dita e zgjedhjeve kanë mbetur edhe një muaj e pak ditë.

    Derisa nuk ka njoftim për tender të rregullt për fletë-votimet, KQZ-ja ka anuluar edhe një tender tjetër që lidhet direkt me ditën e votimeve të 9 shkurtit.

    KQZ-ja ka anuluar tenderin “Shërbime postare për votime jashtë Kosovës”, që ishte parashikuar të jetë 300 mijë euro punë.

    Në vendimin e anulimit që e ka nënshkruar Gani Nekaj, citohet neni i Ligjit të Prokurimeve që thotë se ‘një shkelje e ligjit aktual ka ndodhur apo do të ndodh në procedurën e prokurimit’.

    Në vendimin e nënshkruar nga ky zyrtar, bëhet me dije se kishin një kompani që aplikoi, por diçka ndodhi brenda KQZ-së.

    “Zyra e Prokurimit —KQZ me datë 25.12.2024 , ora 13:33 ka pranuar emailin nga njësia e kërkesës me specifikat e korrigjuara për shërbimet postare. Si rezultat i nevojës për korńgjłme te specifikimeve  telałike KQZ ne pa mundësi për te bërë korrigjimet e nevojshme ne dosje te tenderit ne ditën e fundit te dorëzimit te ofertave anulon aktivitetit e prokurimit dhe se shpejti do te retenderon sipas specifikimeve te korrigjuara”, thuhet në këtë njoftim.

    Nën qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti është ngritur alarmi për sati të madhe të tenderëve të negociuar, ku vlera me dokumente shkon në mbi 270 milionë euro.

    Derisa KQZ-ja anuloi edhe tenderin për material senisitiv dhe fletë-votimet, si dhe atë për shërbimet postare për votimet jashtë vendit, janë ngritur dyshime se duke pasur parasysh kohën e pakët të mbetur në dispozicion deri të 9 shkurti 2025, a do të procedoi ky institucion me tenderë të negociuar e një-burimor, që ngrisin dyshime për korrupsion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark