“KQZ-ja ia ka dhënë 360 mijë euro Listës Serbe", Ramadani thotë se shteti financoi një organizatë terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “KQZ-ja ia ka dhënë 360 mijë euro Listës Serbe”, Ramadani thotë se shteti financoi një organizatë terroriste

    Insajderi
    23 December 2024 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë ka komentuar moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Ramadani tha në “Pressing” të T7 se po KQZ-ja i kishte ndarë 360 mijë euro për Listës Serbe.

    Ai pyeti se a nënkupton kjo që shteti i Kosovës financoi një organizatë terroriste.

    “Shteit i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, atëherë i bjen që shteti i Kosovës e ka financu një organizatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste duhet me vazhdu që KQZ-ja, shteti i Kosovës është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda nuk ka kuptim”, ka thënë Ramadani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark