KQZ jep sqarimin e ri për mosshfaqjen e 100% të rezultateve preliminare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ jep sqarimin e ri për mosshfaqjen e 100% të rezultateve preliminare

    Insajderi
    14 February 2025 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve.

    “Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ.

    Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark