![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë miratuar vëzhguesit e fundit për zgjedhjet e 6 tetorit..
Në këtë takim është votuar për vëzhguesit e fundit. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka hedhur në votim akreditimin e 51 vëzhgueseve.
E pas miratimit ajo ka thënë se numri i përgjithshëm i vëzhguesve shkon në 34 mije e 586.
Zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen këtë të diel më 6 tetor ndërsa sot është dita e fundit e fushatë zgjedhore.
E shtuna do të jetë heshtje zgjedhore.