Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka zgjedhur të mbajë ditën e fundit të vitit 2024, mbledhje. Kjo mbledhje ka filluar nga ora 14:30 dhe po diskutohet për Listën Serbe.
“Zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. A.nr. 12/2024, i datës 25.12.2024 për miratimin e rekomandimit të Zyrës, për certifikimin e subjektit politik SRPSKA LISTA dhe kandidatëve të këtij subjekti politik”, thuhet në njoftim.
Ndryshe BE paralajmëroi sot Kosovën se do të rrezikonte të kthehej shumë mbrapa nëse do të lejonte politizimin e certifikimit të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Ky reagim i bllokut vjen pas përpjekjeve të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për të mos e lejuar certifikimit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë.
BE-ja bëri thirrje që listat zgjedhore në Kosovë të certifikohen sipas kritereve ligjore dhe që të gjithë kandidatët të kenë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të drejta, në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.