Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurt 2021.
Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës nga KQZ, teksa ka njoftua se prej 28 subjekteve politike, 2 ishin koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
“Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, Vetëvendosja ka publikuar edhe listen e kandidatëve të përbashkët për deputetë me iniciativën qytetare të Vjosa Osmanit