KQZ merr disa vendime në mbledhjen e sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ merr disa vendime në mbledhjen e sotme

    Insajderi
    04 August 2025 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës.

    Në këtë mbledhje janë sqaruar arsyet e refuzimit të aplikimit për votim me postë të diasporës.

    “Është e vërtetë që është numër i madh i refuzimeve, janë dy arsye kryesore që ata janë refuzuar. Mungon dokumenti që dëshmon adresën e vendbanimit. Arsyeja e dytë është adresa e deklarimit që nuk është e njëjtë me dokumentin që dëshmon adresën. Lidhur me këto kategori të refuzimit, sekretariati i KQZ u ka dërguar email njoftues të gjithëve dhe i ka telefonuar ata”, tha Buzhala.

    Sa i përket ridestinimit të mjeteve për projekte kapitale Buzhala tha se këto mjete pritet të ridestinohen të mërkurën.

    “Ministria e Financave nuk e ka lejuar ridestinimin e mjeteve për projkete kapitale, për shkak që është mbi përqindjen e lejuar. Meqë është mbi përqindjen e lejuar është dashur të ketë pajtim në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë në këtë situatë i kemi dërguar një shkresë Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve dhe në përputhje ne kemi kërkuar 15% e të gjitha projekteve kapitale. Presim që deri të mërkurën të na ridestinojë mjetet të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e KQZ-së dhe projekte konkrete”, tha ai.

    KQZ miratoi raportin për analizën e votave të pavlefshme për zgjedhjet nacionale.

    Poashtu u miratuan edhe zëvendësimi i anëtarit të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

    Emir Azemi në Mitrovicën e Veriut do të zëvendësohet nga Besnik Rexhepi nga radhët e PDK-së.

    KQZ miratoi raportin financiar janar- qershor 2025 dhe raportin e shpenzimeve të derivateve për automjetet e KQZ-së për periudhën kohore Janar-Qershor 2025.

    Në këtë mbledhje u miratua edhe zëvendësimi i të ndjerit, Mehmet Spahiu në Dragash nga Nexhmi Dauti nga radhët e LDK-se.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark