
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 65-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në fillim të mbledhjes u prezantua një raport lidhur me fazën përfundimtare të procesit përgatitor të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Sipas raportit, është përmbyllur procesi i tranimit të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, ndërkaq gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është mbajtur trajnimi me të gjithë administratorët e teknologjisë informative për përdorimin e teknologjisë informative në dorëzim-pranimin e materialeve zgjedhore dhe numërimin e fletëvotimeve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.
Në mbledhje u bë e ditur se në kuadër të përgatitjes së proesit zgjedhor, janë shpërndarë pajisjet e teknologjisë informative, si kamerat vëzhguese për vendvotime, QKN dhe materialet tjera.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për dekareditimin e 2 organizatave vëzhguesve Youth Development & Corporation – YDC/ Rinia për Zhvillim dhe Bashkëpunim (12 vëzhgues) si dhe Iniciativa për progres (7 vëzhgues), pasi këto organizata në statutin e tyre nuk i kanë fushëveprim të drejtat e njeriut dhe proceset zgjedhore.
Po ashtu, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të parë të vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, akreditohen 29 media vendore dhe 13 të tjera ndërkombëtare, me numër të përgjithshëm të përfaqësuesve: 573.