KQZ nis takimet me diasporën për procesin zgjedhor, ja orari dhe detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ nis takimet me diasporën për procesin zgjedhor, ja orari dhe detajet

    Insajderi
    11 August 2025 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, duke filluar nga ora 11:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të fillojë takimet informuese me qytetarë nga diaspora, të cilët në këtë periudhë të pushimeve ndodhen në Kosovë.

    Nga 11 gusht deri më 29 gusht 2025, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) dhe nga ora 11:00 – 14:00, shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë mund të vizitojnë selinë e KQZ-së dhe zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për t’u informuar për procesin e Zgjedhjeve Lokale, me theks të veçantë për regjistrimin dhe votimin jashtë vendit.

    Selia qendrore e KQZ-së ndodhet në rrugën “Migjeni”, nr. 21, ndërsa adresat e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve mund t’i gjeni këtu:

    🔗 Adresat e zyrtarëve komunalë

    KQZ bën të ditur se aktualisht është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

    Kjo periudhë, e nisur më 23 korrik, do të përfundojë më 29 gusht 2025.

    Deri në përfundim të afatit, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

    Aplikimi për regjistrim bëhet individualisht dhe mund të kryhet:

    1. Përmes platformës elektronike të KQZ-së: diaspora.kqz-ks.org
    2. Përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

    Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet për këtë lloj zgjedhjesh.

    Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të regjistrohen me sukses si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark