Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i shtypjes së fletëvotimeve dhe broshurave njoftuese për kandidatët që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Shtypja po realizohet në shtypshkronjën “Cetis” në Celje të Sllovenisë, një shtypshkronjë e njohur për sigurinë e lartë.
Sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen gjithsej 1,752,650 fletëvotime, të ndara në kategori të ndryshme: 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për personat me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë, dhe 21,450 për votimin në përfaqësitë diplomatike.