KQZ njofton se janë refuzuar kaq mijë pako me fletëvotime nga diaspora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ njofton se janë refuzuar kaq mijë pako me fletëvotime nga diaspora

    Insajderi
    18 February 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më sot (18 shkurt) janë numëruar rreth 78% të vendvotimeve për votat e kandidatëve lidhur me zgjedhjet parlamentare.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri më tani ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve në 1 mijë e 970 vendvotime nga 2533 sa janë gjithsej.

    Ai ka treguar se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar 28 mijë e 99 pako nga votimi jashtë Kosovës.

    Prej tyre 2 mijë e 57 pako janë refuzuar.

    “Ndërkaq lidhur me aspektet tjera të procesit zgjedhor ju njoftojmë se po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi i tyre dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 57.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark