Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se këto janë lokacionet e sakta të 19 qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.
Në këtë LINK mund t’i gjeni lokacionet.
Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore nga të cilat pothuaj të gjitha subjektet politike serbe janë tërhequr nga zgjedhjet e 23 prillit, të rishpallura nga presidentja Vjosa Osmani.
Zgjedhjet u shpallën pas dorëheqjes së përfaqësuesve politikë e institucionalë të serbëve të Kosovës dhe pjesëtarëve serbë të Policisë, pas tensioneve vitin e kaluar.