Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi publikoi në një konferencë për media të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të Kosovës.
Siç njoftoi kreu i KQZ’së, në Zveçan s’ka dalë asnjë qytetar për të votuar.
Ndërkaq, në asnjërën nga komunat e tjera s’ka pasur më shumë se 46 votues.
Për shkarkimin e kryetarëve nevojitet pjesëmarrja e 50 për qind të votuesve.
“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: në Lepsaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 23 votues”, njoftoi Radoniqi.
Ai i ftoi qytetarët në këto komuna që të dalin të votojnë në orët e mbetura. /Insajderi.org/