KQZ fillon publikimin e rezultateve të para të votave të diasporës të ardhura me postë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ fillon publikimin e rezultateve të para të votave të diasporës të ardhura me postë

    Insajderi
    28 February 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim.

    Pas procesimit të 8.51% të votave (16 nga 188 kuti), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 1,293 vota (45.79%), e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1,010 vota (35.76%).

    Në vendin e tretë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me 335 vota (11.86%).

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) deri më tani ka siguruar 98 vota (3.47%), ndërsa partitë e tjera kanë marrë më pak se 1% të votave të numëruara.

    Procesi i numërimit do të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark