KQZ ka rifreskuar të dhënat sa i takon pjesëmarrjes së zgjedhësve, që janë raportuar nga QV në rang kombëtar. Duke iu referuar të dhënave deri në orën 13:00, pra në gjysmën e procesit, pjesëmarrja kap shifrën e 31.87%.
Pjesëmarrja deri në momentet që flasim është e kënaqshme, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2017-tës, pjesëmarrja e përgjithshme ka qenë rreth 45 %.
Sa i takon qarqeve, Tirana vijon që të ketë numrin më të lartë të votuesve që u janë drejtuar kutive, së bashku me Kukësin dhe Dibrën, ndërkohë që qarku me pjesëmarrjen më të vogël, deri në orën 13:00 ka qenë ai i Korçës.
Procesi i votimit në vendin tonë mbyllet zyrtarisht në orën 19:00 të pasdites, ndërkohë që rreth mesnatës pritet të nisin dhe numërimet e kutive të para.
Fillimisht do të numërohen votat për subjektet politike dhe më pas ato për kandidatët e listave shumëemërore.