KQZ: Sot përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, më pas nis numërimi i votave me postë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Sot përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, më pas nis numërimi i votave me postë

    Insajderi
    27 February 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur për Insajderin se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

    “Sot në ndërrimin e pasdites do të mbesin edhe 11 vendvotime, të cilat pritet të numërohen sonte. Rezultatet do të publikohen në platformën elektronike dhe menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, kanë deklaruar nga KQZ.

    Si rrjedhojë kanë bërë me dije se numri i votave nga përfaqësitë diplomatike është 15,352, pako me fletëvotime të pranuara me postë: 62,990 ndërsa 12,801 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta janë 2,597.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark