KQZ sqaron situatën për mospërputhjen e votave me pjesëmarrësit në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ sqaron situatën për mospërputhjen e votave me pjesëmarrësit në zgjedhje

    Insajderi
    11 February 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, e ka sqaruar situatën në lidhje me mospërputhjen e numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje dhe numrit të votave të fituara nga subjektet politike.

    Elezi tha se në uebfaqen e KQZ-së, në platformën e rezultateve preliminare, numri i pjesëmarrjes është i ngarkuar për rreth 800 mijë votues, kurse sipas tij, tek rezultatet preliminare të subjekteve politike, nëse mblidhet rezultati i të gjitha subjekteve politike, del që numri i votave është rreth 831 mijë.

    “Arsyeja pse ndodhë kjo është sepse tek rezultatet preliminare të pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, janë ngarkuar më pak të dhëna nga vendvotimet, ndërkaq tek rezultatet preliminare për subjekte politike  janë ngarkuar më shumë se 99% e tyre, ndërkaq tek rezultatet për pjesëmarrje në vendvotime, të dhënat janë ngarkuar nga 92% e vendvotimeve”, tha Elezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark