Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në Komunën e Gllogocit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.
KQZ njofton se është shpërndarë sipas planifikimeve i gjithë materiali sensitiv nëpër të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Gllogocit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, thuhet në komunikatën për media.
KQZ thotë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është 52 mijë e 569.
Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 vendvotime./Insajderi.com