KQZ: Rrustem Mustafa nuk ka më mandat të deputetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Rrustem Mustafa nuk ka më mandat të deputetit

    Insajderi
    08 February 2016 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti Rrustem Mustafa – Remi do të zëvendësohet në Kuvendi e Kosovës nga Bilslim Zogaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Kështu ka vendosur sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi që deputeti Mustafa është dënuar me katër vite burg për krime lufte.

    Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit parasheh rastet kur një i zgjedhur i popullit humb mandatin. Pika 1.6 e nenit 8 parasheh saktësisht rrethanat në të cilat ndodhen deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa e Latif Gashi.

    Në këtë pikë thuhet se mandati humb “nëse me vendimin e formës së prerë të gjykatës dënohet për vepër penale me vuajtje të dënimit për një ose më shumë vjet burg”. Aktgjykimi i formës së prerë kundër Mustafës e Gashit është publikuar më 6 nëntor të këtij viti, ndërsa buxheti edhe me votat e tyre është miratuar më 17 nëntor./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark