KQZ: Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ: Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës

    Insajderi
    05 September 2025 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës.

    Ai ka treguar se vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të.

    Sipas tij, nëse në fletëvotim janë votuar më shumë se 1 kandidat, vota do të llogaritet vetëm për subjektin politik.

    “Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ nën emrin e subjektit politik.”, ka shpjeguar Elezi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark